Ditarët në këtë platformë tregojnë historinë e Vjosa Shalës - Locës, një vajze të rritur në Kosovë në fund të viteve 80-ta dhe 90-ta që përjeton dhe dokumenton forma të shpresës, ambicies, frikës, humbjes, shtypjes sistematike, protestave, dhunës, festave, dhe punk-ut, si elemente që formojnë historinë e saj dhe të vendit të saj.

Në këtë platformë, ditarët hapen, anotohen, dhe u tërhiqen paralele për të lidhur historinë e saj me histori të të tjerëve, nënvetëdijen e saj me dijen e të tjerëve, për t'i dhënë perspektivës së Locës hapësirë, lejuar kohë, dhe duke i ofruar kontekst e kurim.

1

Krejt ditët do të kalojnë; do të kalojnë si të tjerat
Mbi faqen e deteve, mbi faqen e maleve,
Mbi lumenj argjendi, mbi majat e pyjeve
Si muzikë e mortore për të vdekurit tanë të dashur.

Nga ‘Setting Suns’ e Victor Hugo

1

Ishte i rëndësishëm momenti kur e përdorëm për herë të parë internetin dhe si fëmijë shfletuam
në rrjetin botëror. Mbaj mend që ndjeva se është diçka shumë emocionuese
dhe e panjohur. Më kujtohet që e përdornim kryesisht në zyrën private të babait tim
në qytetin e Prishtinës (rruga Qemajl Hoxha, nëse e mbaj mend mirë, atëherë quhej
rruga Mosha Pijade). Ndërsa filloi fushata e bombardimeve të NATO-së, zyra e tij u
shkatërrua, kompjuterët dhe gjithçka natyrisht se u vodhën. Ishte në katin e parë, dhe
sipas disa fqinjëve disa forca paraushtarake e okupuan dhe e përdorën për të fjetur
gjatë asaj kohe.
Kur arritëm në Ulqin si refugjatë, gjyshja ishte tashmë atje, i treguam për këtë dhe për
humbjet tjera materiale. Na pyeti: gjithçka u zhduk? Divanet e bukura prej
lëkure? Ne përgjigjeshim: Ndoshta janë zhdukur. Dhe qilimat? Janë zhdukur. Dhe
kompjuterat? Janë zhdukur. Dhe interneti, a e keni ruajtur të paktën atë? Meqenëse e
përmendnim gjatë gjithë kohës, ajo mendoi se ishte diçka e prekshme.

1

Numri i parë i gazetës Rilindja u botua në vitin 1945. Që atëherë e deri në vitin 1990,
kur aktivitetet e saj u ndaluan, u botuan mijëra vepra nga autorë të ndryshëm. Unë me
të vërtetë i dua logot dhe mënyrën se si e ndryshuan formën dhe ngjyrën nëpër
edicionet e ndryshme. Këtu shihen edhe ngjyrosjet e Locës.

1

Ç’SHKRUANTE «S.ZORA» PËR SHFRYTËZIMIN E KOSOVARËVE NGA BORGJEZIA?

Fshatari, shkruante «Socialisticka zora» më 7 nëntor të vitit 1920, «duhet të dijë se në Kosovë ka të bëjë me një pushtet kriminelësh që dëshirojnë të jetojnë si parazitë.» A ka dëshmi më të madhe, pyeti ai organ komunist për Kosovë dhe Magedoninë, sesa disa persona kanë ardhur në këtë anë pa një dinar dhe pas gjashtë muajsh kanë bërë pasuri aq të madhe saqë mund ti japin vajzat e tyre me disa qinda mijëra dinarë pajë.

«Në kushtet e sundimit më të egër dhe të plackitjes publike në koloninë jugosllave (kështu i quan «Socialistiçka zora» Kosovën dhe Magedoninë) erdhën tani ministrat e tashëm dhe të djeshëm, pikërisht para zgjedhjeve, për tu dhënë premtime varfanjakëve të këtyre anëve, derisa tua marrin votat, pastaj po këta katilë do ti hipin përsëri në kurriz popullit.

Dhe kështu — shkruante më tej «S.zora», varfanjakët e fshatrave të rrënuara të kësaj ane do të dinë dhe duhet të dinë se kujt do tia japin votat.» «Borgjezisë i duket se popullsia e këtyre anëve, vazhdonte «Socialistiçka zora», i ka harruar qëndrimet brutale dhe zullumet e bëra prej vitit 1912 deri më sot dhe po llogarit që me heqjen e propagandës komuniste me grushte të vrazhda policore, t’ia vjedhë votat popullit».

_

WHAT DID «S.DAWN» WRITE ABOUT THE EXPLOITATION OF KOSOVARS BY THE BOURGEOISIE?

The peasant, wrote Socijalistička Zora [Socialist Dawn] on November 7, 1920, «should know that in Kosovo it is about a state of criminals who want to live like parasites.» Is there a bigger evidence, this communist newspaper asks about Kosovo and Macedonia, than the fact that a few people have come to this side without a dinar and after six months have made such a fortune that they can give their daughters with several hundred thousand dinars the dowry.

«In the conditions of the most brutal rule and public plunder in the Yugoslav colony
(this is how «Socialist Dawn» refers to Kosovo and Macedonia) the ministers of today and yesterday came, just before the elections, to give promises to the poor of these parts, until they get their votes, then these same vicious people will ride again at the expense of the people. And so - wrote further «S.dawn», the poor of the ruined villages of this side will know and must know to whom they will give their votes».

«It seems to the bourgeoisie that the population of these parts, continued further the «Socialist Dawn», has forgotten the brutal attitudes and atrocities committed from 1912 until today and is counting that by removing the communist propaganda with a police baton, to steal the votes of the people».

This is from the Rilindja newspaper published on 9th of December, 1988, in Prishtina. This short entry published in serials of “little encyclopedia” is about the pre-history of Yugoslav Communist Party, established in 1919. Socijalisticka Zora, or Socialist Dawn, was published in Serbian language in Skopje as a weekly of YKP, covering mostly the socialist activities in Kosovo and Macedonia. It published over a hundred numbers in 1919 and 1920. During 1920, dozens of numbers were published in Turkish language with Arabic letters as Sosyalist Fecri. The impact of the newspaper was so big that YKP enjoyed unprecedented popularity among Albanian and Turkish population in local and parliamentary elections. The issues of Socijalisticka Zora is a single most important document reflecting on genuine inter-nationalism of leftist movements in Kosovo and Macedonia.
It is an anomaly to read a little note on Socialist Dawn in the year when nationalist ideologies took over socialist perspective. Was it a mere curiosity, a belated note, misplaced historical reminder, or a radical gesture of recalling the bright moments of modernism? Whatever the case, in the same entry, there is also a small note on historical almanac, giving info, among others, on the third congress of Yugoslav Communist Party held in Belgrade in 1923. This was when YKP started to acknowledge the “national” question as one of its main agendas.
In the late eighties when these notes appeared in Rilindja, Albanians in Kosovo were experiencing the everyday humiliation and oppression, and the labour exploitation was reaching the levels before the Second World War. In other words, Kosovo was becoming once more a “colony” of Yugoslavia. Kosovars opposed this reaction and backwardness with the symbolic values of socialist modernism. As every symbolic gesture, it dies out together with institutions giving them a moral legitimacy. Nevertheless, it is always good to remember them; either as symbols, values, institutions, modernities, or socialisms.

1

Në këtë fotografi e shohim statujën e ushtarëve që humbën jetën gjatë luftës së dytë
botërore si pjesë e luftës antifashiste nacionalçlirimtare të Jugosllavisë. Ndodhet në
kodrën Matiqan në Prishtinë dhe është ndërtuar në formën e një lule të quajtur bozhur,
që sipas disave e përfaqëson Kosovën. Statuja e bërë prej çeliku dhe betoni në formën
e një luleje, mban emrat e 220 ushtarëve nga Prishtina dhe vendet e afërta, ku secili
prej tyre është i përfaqësuar nga një petal. Bozhuri nuk qëndron në ditët e sotme.

1

Titulli i këtij artikulli më kujton kur isha fëmijë, mendoj se ishte viti 1998, lufta pothuajse
na kishte zënë. Unë dhe vëllai im (unë 9 vjeç dhe vëllai im 11 vjeç) po shkonim në
shkollë dhe po kalonim nëpër rrugën “Fehmi Agani” afër objektit të Ljublanska Banka.
Vëllai im po e luhaste çantën time të shkollës lart e poshtë ndërsa ecnim duke më
çekuilibruar, gjë që atij i dukej shumë qesharake, por ju mua. Ndërsa vazhdonim të
ecnim, ai u bë shumë i bezdisshëm dhe fillova t’i bërtas, por ai nuk u ndal. Papritmas,
një person na bërtiti nga larg, ne kthyem kokën dhe ishte një burrë me uniformë policie.
Ai tha diçka si “mos e ngacmo vajzën, lëre vajzën e vogël rehat” në shqip. Mbaj mend
që të dy ndaluam, nuk thamë asgjë, mbajtëm duart kapur dhe thjesht u larguam me
shpejtësi.
Gjatë ecjes për në shkollë e pyetëm njëri-tjetrin se si mundet që ai polic të ishte
shqiptar. Nuk mund të jetë, më kujtohet që i thashë vëllait. Në atë kohë mendonim për
policinë se çdo forcë policore është shumë e keqe dhe sipas mendimit tonë nuk mund
të ishin shqiptarë.

1

“Unë mbeta vetëm, të gjithë ikën. Kështu që nuk lëviza.” U ula për të treguar se ky vend është i yni dhe nuk kemi ku të shkojmë tjetër”, tha burri në foto në një intervistë që dha në vitin 2019.
Burri i ulur në mes të kaosit është Faik Rexhepi, i cili kur u pyet pse u ul, shpjegoi se ai kërkoi nga protestuesit tjerë që të ulen për të treguar se protesta është paqësore, por kur sulmohesh nga policia me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, njerëzit frikësohen dhe vrapojnë shpejt.

Është një nga fotografitë më të rëndësishme të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës e
realizuar nga Hazir Reka. Foto u bë në vitin 1990 përpara Grand Hotel Prishtina, ku qindra shqiptarë ishin mbledhur për ta mirëpritur senatorin Bob Dole në Prishtinë dhe për të protestuar në mënyrë paqësore ashtu që zëri i tyre të dëgjohej.
Ashtu si gjithherë, protesta u ndalua brutalisht nga policia serbe.

1

Imazhet e protestave dhe e dhunës në qytetin e Prishtinës janë aq të njohura për mua.
Aq shumë sa që kur i shoh, nuk prodhojnë me doemos ndonjë emocion negativ ose të
pikëllueshëm. Këto imazhe tani janë thjeshtë shpija ime.

1

Unë dhe vëllezërit e motrat e mi jemi në pjesën e pasme të veturës. Babai im sapo na kishte marrë nga kopshti dhe do të shkonim për ta marrë nënën. Ajo ishte mësuese në një shkollë afër “Selami Hallaçi”. Shpejt kuptuam se rruga për në shkollë ishte bllokuar nga automjetet e policisë dhe rreth tridhjetë oficerë policie ishin në oborrin e shkollës. Për herë të parë, pashë një helikopter që po rrotullohej mbi shkollë. U kthyem mbrapa dhe shkuam në shtëpi. Mami erdhi në shtëpi shumë vonë atë natë. Ajo dhe kolegët e saj u morën për një “bisedë informative” nga administrata serbe, në prani të oficerëve të policisë. Pak kohë më pas, shkollat shqipe në qytet u mbyllën, dhe ambientet e “Selami Hallaçi” pranuan qindra nxënës të cilët nuk kishin ku të shkonin. Pjesa tjetër e tyre u akomoduan në “shkollat e shtëpisë” anekënd qytetit.

2

Shkolla ime fillore 'Naim Frashëri' u nda në vitet e 90-ta në dy pjesë - ajo për ne, nxënësit shqiptarë, dhe ajo për nxënësit serbë. Pikërisht në pjesën e prapme të shkollës ishte stacioni i policisë - e quanim SUP atëherë. Dritaret e klasave që kishin pamje nga
stacioni i policisë ishin pikturuar me çfarëdo vizatimesh ose thjesht bojë dhe unë nuk e
kuptoja vërtet pse shkolla kishte vendosur që t’i bllokonte dritaret. Dritaret ekzistojnë ashtu që të shihet pjesa e jashtme, apo jo? E pyeta mësuesen time dhe ajo më tha se janë pikturuar ashtu që policia të mos na shohë,
“që mos t’i provokojmë” ishin fjalët e sakta që ajo përdori. Pse dikush të provokohet nga fëmijët?

//

Ilustrimi gjithashtu më kujton sa herë që mbërrinin librat e shkollës, një veturë policie
parkonte para derës së shkollës, vinin dhe e merrnin drejtorin e shkollës në stacion.
Njëherë pashë dy policë që e tërhiqnin tek vetura dhe e shkelmonin. Ata e merrnin në
pyetje, ndonjëherë e rrihnin, e mbanin gjithë natën. Ai gjithmonë ishte shumë i zemëruar, e mbaj mend, thjesht na bërtiste në korridoret e shkollës pa asnjë arsye - gjëra si “futu në klasë”, “pse po shikon kështu”, “drejto shpinën” - ndoshta për shkak të
frikës dhe presionit të vazhdueshëm që e ndjente.
Rreth dy vjet më parë, isha në një autobus në qytet dhe pashë një burrë që kalonte në rrugë - e shikova nga afër por nuk e di për çfarë arsye, dhe ngadalë e kuptova, ishte drejtori i shkollës. Tani shumë i moshuar, mjekra e tij e bardhë dhe e shkujdesur, rrobat e vjetra si ai vet - dukej pothuajse si i lypsar.
Jemi mësuar të shohim se si nderohen ushtarët, veteranët, etj., por si shoqëri, mendoj
se nuk arrijmë t’u japim merita njerëzve në organizime dhe sfera të ndryshme të cilët pak nga pak, në mënyrën e tyre dhe me mjetet e tyre, luajtën rolin në rezistencë.

1

Momenti bash para se fotografia ikonike u realizua. Kur të gjithë ikin dhe Faik Rexhepi rri ulur.

1

Ishte 1 shtator 1992. Dita ime e parë e shkollës në klasën e parë. E gatshme me çantën e shpinës po prisja në oborrin tonë që prindërit e mi të bëheshin gati. Së pari do të shkonim në studion lokale të fotove për të bërë disa fotografi të detyrueshme dhe më
pas do të më çonin në shkollë. Ndërsa prisja, tezja ime hyri papritmas në oborrin tonë,
në lot dhe i kërkoi prindërit e mi. Djali i saj 17 vjeç ishte thirrur një ditë më parë për t’u
rekrutuar në shërbimin ushtarak. Duke mos dashur t’i përgjigjej thirrjes, ai ishte larguar
më herët atë mëngjes me pak paratë që i kishin mbetur. Ai kaloi disa javë dersia arriti
në Hungari, pastaj kaloi rreth dy javë në Republikën Çeke derisa e aranzhoi rrugën për në Gjermani, ku jeton edhe sot.

1

Isha në Londër si turist në këtë datë (2 korrik 1990), prindërit e mi po telefonuan për të ma uruar mua dhe motrës sime pavarësinë e Kosovës. Gjëja më qesharake është se fqinjët e mi të parë në atë ndërtesë në Earls Court ishin fqinjë të mi nga Prishtina të cilët ishin serbë, dhe kaluam javë në atë banesë me komunikim joverbal, vetëm ca ditë para shpalljes së pavarësisë po merreshim me gjëra të zakonshme si fqinjë të mirë, ndihmonim me ushqime, shkëmbenim sheqer apo kafe, biseda të rastit etj, por gjithçka ndryshoi brenda një dite. Për mua kjo ishte një gjë e çuditshme pasi pavarësia ka hijeshi, pse njerëzit nuk e pëlqejnë, pse dikush kishte diçka kundër të qenit i pavarur?

1

Adem Demaçi është larg një nga figurat më të rëndësishme të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës, nëse jo më e rëndësishmja.
Me 28 vjet burg dhe idealet dhe qëndrimet e ftohta si prej çeliku, ai dukej si dikush i pathyeshëm - gati si jo-njerëzor. Por ajo që më magjeps më shumë tek ai janë pikërisht perceptimet e tij të ndjeshme dhe emocionale. Në librin e tij “Dashuria Kuantike e
Filanit” ai flet me një mik të lapsit të quajtur Dardha dhe shpjegon me fjalët e tij vuajtjet që duroi dhe mënyrën se si e bindi veten ta shihte dritën. Libri është i ndarë në 9 letra që përmbajnë 9 kapituj të jetës së tij.

Në intervistën e tij me Shkelzen Gashin, e cila u kthye në një libër të quajtur Adem Demaci - Biografi e paautorizuar, ai flet se sa keq ndihej sa herë që e ëma e vizitonte në burg. Ai ndihej fajtor dhe i shqetësuar për fatin e saj dhe të familjes; Dhe për shkak
se nëna e tij ishte plakë, sa herë që e vizitonte, ai do të kishte frikë se do të ishte hera e fundit që do ta shihte.

Unë po e përkthej këtë fragment sepse është më i bukur në origjinal:

"Gëzimin më të madh e kam ndie kur isha i pikëlluar, kurse pikëllimin më të madh kur isha i gëzuar. Isha i pikëlluar atëherë kur më erdhi nana dhe ma dha lajmin për lindjen e djalit, sepse, i vetmuar në qeli, s’kisha me kë as ta ndaja atë gëzim. Kush se ka provuar, i ngjan e pabesueshme. E isha i gëzuar kur më erdhi lajmi për vdekjen e nanës, se një frikë e madhe më mbërthente sa herë më vizitonte. A thua do te jetë gjallë të më vizitojë edhe një herë? Kështu kur ajo vdiq, vet në qeli u shfryva, si një fëmijë i vogël, qava tri ditë rresht. E shfryva zemrën, e cila përndryshe do të mbetej e pashfryrë. Një barrë e madhe mu hoq prej shpirtit. Kush s’e ja provuar, as këtë ska si ta besojë." Adem Demaci (nga Biografi e paautorizuar - Shkelzen Gashi)

1

Mësuesit në shkollën tonë fillore gjithmonë na thonin të merrnim një letër të bardhë A4 ose ndonjë gazetë me vete kur shkonim për të marrë librezat, pasi kryenim gjysëmvjetorin ose vitin e shkollës.
Duhej ta mbështillnim librezën me letër, që askush të mos e vërente kur të ktheheshim në shtëpi. Ato ishin shumë të vogla, të kaltra, si kishin shqiponjën dykrenare të gdhendur në ballinë.

1

Pajisjet muzikore të çfarëdo lloji ishin aq të rralla, saqë mendonim se zhanri muzikor Math Metal ishte shpikur në Prishtinë.
Tupanat - baraz me pesë bende.
Një amplifikator edhe dy kitara - baraz me pesë bende.
Dy amplifikatorë edhe dy kitara - baraz me shtatë bende.
Një kitarë bas me një amplifikatorë, dy kitara me amplifikatorë, si dhe një tupanxhi - baraz me sa të duash bende .... por e pamundur.
Vetëm një orkestër me të gjitha pajisjet baraz me ... muzikë popullore. meh

1

1992, dy vjet prej fillimit të regjimit shtypës. Zemërim, zhgënjim dhe “death metal”.
Nga fundi i viteve 80, muzika Metal gjeti shumë përcjellës, por gjithsesi, kishte një skenë të vogël roku/hard-roku nga vitet e 60-ta e tutje, por shumë muzikë në dispozicion për të kënaqur të gjithë. Jeta ishte normale, e një ditë u kthye krejt mbrapsht.
Mes nesh dhe atyre ishte ky boshllëku që duhej mbushur, Heavy Metal e mbushi, agresioni dhe zemërimi ndihmuan shumë të rinj të përballen me kohërat e vështira, ilaçi i depresionit mu në zemrën e pafundësisë së depresionit.
Tregimi i zakonshëm, një tinejxher me interesim tjetër, shije tjetër, ide, modë tjetër etj. Kishte grupe “metalarësh” në gati çdo lagje, a po e din, është njëri që dëgjon metal, e ai e ka një kushëri "që mundohet" të futet në të, sepse vajza që ai pëlqen është metalare.
Të pakrehur, të fryrë, të gjatë, të shkurtër, të hollë, të trashë, me krejt format e madhësitë, disa i njihnim me një “tung”, ose “të mirë e paske majicën”, por prapë ishte vetmi, mërzi. Metali na lidhte me krejt lagjet, ishte gjuha e përbashkët.

1

Nuk i paskam parë këta posterë që gati 28 vjet, e kam memorien e turbullt, një shok i atyre ditëve, artisti Artan B. (që tash së voni ka bërë pjesën artistike të albumit për Land of Confusion), që gjithmonë e kishte bllokun e vizatimit me vete, nuk i kishte bërë, e as Elod B. (nga bendi Land of Confusion), Luan Q. Që i binte kitarës bas për gati gjitha bendet “garage metal”, e edhe për bendin legjendar KEK, më tha që mund të ishte Tolim K. Edhe unë pata të njëjtin mendim, Tolim K. gjithmonë përdorte fjalën Mirësevini tek posterat, kështu që nuk mbetën shumë zgjedhje.

Shumë postera të ndejave e koncerteve tjera mungojnë, kishte koncerte të vogla në Dodonë, ku shumë grupe paraqiteshin e garonin, ishte teatër i çuditshëm dhe qesharak, i vogël, me bende Death Metal që të shurdhonin.
Këta posterë janë mbetje të mëdha të një epoke, jo vetëm vijë kujtese, por shumë më shumë, ato kanë esencën e pamjes industriale të Prishtinës në vitet '90.

2

Kur u vendosën masat dhunshme në Kosovë nga regjimi i Beogradit, kjo nënkuptonte që shkollat dhe të gjitha institucionet e tjera do të mbylleshin për shqiptarë. Qëllimi i qartë i politikës së Beogradit ishte shkatërrimi i sistemit arsimor, e me sistem arsimor të mangët, njerëzit natyrshëm mbesin prapa, si nga ana kulturore ashtu edhe nga ana intelektuale, tridhjetë vjet me vonë, këto plagë mbeten akoma në shoqërinë tonë.
Represioni na detyroi (shqiptarët) të krijonim institucionet tona paralele, për të mos humbur shkollimin, e falë njerëzve dhe familjeve trime (familja Hertica në Kodrën e Trimave/Vranjevc njëra prej tyre) që hapën dyert e shtëpive dhe i kthyen ato në shkolla të improvizuara, disi arritëm të mbanim gjallë sistemin arsimor.

Kur flitet për jetën paralele, aty kemi qenë, ashtu kemi bërë, i kemi edhe bluzat.

Tash për bluzat, shkolla jonë e mesme u zhvendos në Kodrën e Trimave/Vranjevc, lagje në periferi të Prishtinës, me emër shumë të keq.

Nuk ishte lehtë të ishe Metalhead, me flokë të gjatë, xhaketë lëkure e krejt tjerat, të kalosh përskaj bandave në rrugë, të mundohesh të paraqitesh i qetë.

Çka po shkrun në majicë? Më pyeti njëri? Çfarë po shkruan? Banda jote i ka këto shenja? Çka është puna e flokëve të gjatë?
Thjesht mundoheshim të gjenim një mënyrë për t’i injoruar këta tipa të ashpër, ishim gjithsesi një grup të rinjsh të palarë nga qendra e qytetit, që nuk e kuptonin vërtet gjuhën e bandave, dëgjonim ato bende Satanike me shumë gjak e tmerr, por në fakt, ishim fëmijë të rritur me Eurokrem (krem kakao për lyerje buke në Jugosllavi) Një shuplakë do të kishte mjaftuar, lëre më shumë, por pati më shumë, njërin shok e sulmuan, edhe s’kisha çfarë të bëja. Më mirë një shok me dorë të thyer, sesa krejt banda të na therrte e të na thyente nofullat. E kalon bandën e këtyre, je në rregull, e pastaj të ndal patrulla e Policisë, të ngacmon etj.

Njëherë, njëri donte t’ia prente flokët e një shoku me forcë, por për fat, një tjetër djalë flokë të gjata me majicë me Slayer del prej dikah, quhej Agim, shumë më i vjetër se ne, në fund të të 20-ave, një tip i “fortë” i mëhallës, ai hyri në mes, e ndali rrahjen, i tha atyre KURRË MË MOS M’I PREKNI vëllezërit, njëfarë asi momenti “THIS IS SPARTA!”. U bëmë shokë me Agimin, ai ishte i uritur për muzikë, e ne kishim sa të duash.
Qesharake është se tepër pak nga këta “metalarët” e pakrehur e të dobët iu bashkuan UÇK-së për të luftuar kundër ushtrisë serbe.

Thjesht kurrë nuk mund ta dish se cili është për atë punë.

3

Mendoj që njëri prej shokëve (Leart Z) ka pasur lidhje me këtë ndejë, ai dëgjonte Punk dhe HipHop, e respektonte dhe e kuptonte edhe Punk/Metal-in por edhe Hip-Hop-in, gjë e rrallë për ato ditë, ndoshta e kam gabim, por ky shkrimi Dath Yo (që i bie zbathu, afërsisht, Hiq këpucët), por edhe tingëllon si Vdis Ti, ka dell të veçantë të humorit e lojës me fjalë, kështu që do të shikoja kah ai, e ka atë lloj humori, edhe besoj që ka qenë koha kur po shkonte më shumë kah hip-hop dhe po humbte interesimin për Punk e Metal.

1

Grafika kompjuterike filloi të paraqitej në posterë, në atë kohë kishte pak fletushka të dizajnuara me kompjuter, jo shumë njerëz kishin kompjuterë e printerë në shtëpi, përveç nëse punonte për ndonjë kompani me qasje në kompjuter e printer, por mund të bëhej në byro projektuese, ishte shtrenjtë, por rezultatet (në atë kohë) ishin fenomenale, por dizajnet e gatshme e datotekat kompjuterike në atë kohë ishin të rralla.

1

Ja pra, kësaj i thonë dizajn flajeri. Party më i mirë.

2

Krejt ndejat në fakt ishin të mikëpritëse. Tolimi e kishte fajin për këtë, ai e kishte filluar atë flajerin e parë “Welcome to the Party”, e të tjerët e vazhduan me të njëjtin titull.

1

Prapë...

1

Komanda Undo duhet të jetë shpikja e shekullit. Paramendo ta kishin këta të ndejave ato ditë.

2

Shpesh e shihja atë shenjën “Happy house”, edhe pse disa prej ndejave nuk ishin edhe aq të lumtura sa thuhej në shenjë.

Shpesh e shihja atë shenjën “Happy house”, edhe pse disa prej ndejave nuk ishin edhe aq të lumtura sa thuhej në shenjë.

1

Gjenerata e këtyre që kanë qenë 20 ose 20 e ca vjeç gjatë viteve 1990 në Kosovë - si Loca - më duket plot kontradikta por mjaft idilike. Nuk dua të romantizoj fatin e tyre të keq, por të të mohojnë shkollimin, lirinë e lëvizjes dhe të drejtat themelore në moshë aq të brishtë, e të kesh akoma vullnet për të jetuar dhe për të shkëlqyer - është diçka e jashtëzakonshme.

1

Tolimi ishte/është dizajner grafik, në Prishtinë ai i ka dhënë muzikës Metal fytyrën, çantën plot me lapsa e sprej, që do të kushtonte një mal me para atëherë. Një herë, po vizatonim grafit në rrugë, na u gjuajtën një grup i “skinheadsave”, po kaluam me pak të enjtura. Ai bënte edhe flajerat, një i veçantë ka qenë ai flajeri që i pati bërë krejt bashkë, lapsat, muzikën e përphapur, e tash edhe flajerin që i ftonte, që i bëri gjithë bashkë.
Flajeri shpërndahej dorë më dorë, jo më shumë se 150 veta, në shtëpinë time, në garazh, ku vendosëm një set goxha të fortë altoparlantësh, dhuratë nga kunati im, sistem trekahor, amplifikator goxha i zhurmshëm jugosllav, por që të shurdhonte me Metal. Ka pasë edhe shumë ndeja mbas kësaj...

Nuk kishte bend por muzikë te lëshuar nga kasetofoni, e kisha kasetofonin me dy kaseta, me kaseta të gatshme me këngët e vjetra, i thonim me zë të “grithtë death metal”, edhe e lëshon këngën, prapë pastaj, ndoshta është dukur palidhje, por ndjenja ishte shumë e mirë, atë kohë pesëmbëdhjetë vjeç... Oh Zot!
"Show" nuk do të ishte qenë i plotë pa ndriçimin e dizajnuar e ndërtuar nga Ilir H., që dinte t’i kthente mbeturinat në drita robot, “strobe”, bile edhe ata treguesit e kitarës nga kasetofoni. Ilir H. ishte më i mirë në këtë send, më vonë ndërtoi një set tupanash me tingull të përkryer, pamje profesionale, me dërrasa dyshemeje.

Për t’iu kthyer ndejës, festival me lesh, djersë, zhurmë, ulërima, kërcimit nga mobiljet e vendosura si podium, amplifikatorët nuk e çonin më, ndeja ndalej, por ishte ngjarje që krijoi shoqëri të gjata, saktësisht ajo që i duhej këtyre adoleshentëve të humbur në ato kohë të errëta.

Më vonë, ndejat filluan të bëheshin kohë pas kohe, e edhe përkundër emrit, Death Metal na dha neve jetë, një qëllim.
Ky flajer ka qenë mënyra më e pazakonshme për të bërë një fletushkë. Unë kisha disa pajisje bazë për zhvillimin e filmit. Letër transparente (paus), bojë. Tolimi kishte dizajnin, edhe dorën për të vizatuar në paus. Nuk kishte UNDO.

Projektimi i dritës së fortë mbi paus, me bojë të zezë mbi letrën fotografike, kthehet në negativ pas zhvillimit të plotë.
Ishte lirë për ne, pasi që i kishim të gjitha mjetet.

2

Si adoleshentë, rrinim ulur afër Blues Alley, nuk na lejonin të futeshim brenda, por kishte zhurmë, kishte gjallëri, jo muzika jonë, e më së miri do të ishte ndonjë AC/DC apo ZZTOP ... Nuk kishte. Ishte mirë megjithatë, të rrish aty, për të takuar njerëz të rinj, Dardania ose Kurrizi është labirint i madh, me shumë hapësira për shoqërim.

1 2

Gjendet në qendrën tregtare, në pjesën e vjetër të qytetit (ndërtuar në vitet '80) dhe me pseudonimin "Kuarti Kinez" për shkak të ngjashmërisë së saj arkitektonike me Lagje Kineze.
Ishte vend i mrekullueshëm, në pronësi të një aktori dhe bohemi legjendar të qytetit, Xhemil Vraniqi, ai mbante klubin edhe jetonte aty, kishte tre kate me shkallë të ngushta e të gjata, që të çonin në majë, ku kishte vendin e vallëzimit në qendër, e podiume të ngritura përreth tij, por para se të arrije në katin e fundit, kishte edhe dhoma VIP në çdo kat, edhe banakë të vegjël, vend mjaft unik. Shumë ndeja atje, nganjëherë ua huazoja sistemin tim të zërimit, jo me ndonjë pagesë, por më jepnin pije falas, edhe më binte të rrija me ata të fortit, "The Cool Crowd"
Vendi ekziston ende, por mendoj se ndoshta është kthyer në zyrë, si gati çdo gjë tjetër tash.

Sapo pashë këtë shënim nga Totoni, kaq i bukur. Mendoj se me qendër tregtare në pjesën e vjetër, nënkupton 'qendrën zejtare' të vjetër, siç e quanim dikur, pikërisht para klubit M në ditët e sotme? Nejse, thjesht po mendoja se sa mirë do të ishte të kishim një lloj harte me pikat e këtyre vendeve, ku shihet se ku ishin ato, për sa kohë funksionuan dhe të tregonte historitë e tyre të veçanta - sepse të gjitha këto kishin ato tregimet urbane, si ai që e tregon Totoni.

1

Ndoshta shënimet për orët e matematikës. Mund të shihet degradimi i sistemit arsimor pikërisht në këto faqe. Nga një vajzë e vogël që mban shënime, me shumë vëmendje, në të gjitha projektet shkollore, pak vite më parë, e deri tek një fletore e vetme, për të gjitha orët e lëndët.
Kjo është pak a shumë ajo që i ndodhte të gjithëve, nga një jetë normale me ëndrra, te këto copat e letrave, me shënime gjatë orëve të mësimit.

1

Të gjithë e dimë që Loca (Vjosa) ka qenë e dashuruar me Sebastian Bach, vokalistit të grupit Skid Row. Kjo duhet të ketë qenë një përpjekje e Locës për ta vizatuar, por ai nuk ishte kitarist, kështu që ky duhet të jetë Slashi nga Guns N Roses, shkronja S duket ashtu.

1

Paska qenë orë goxha e mërzitshme.

1

Mendoj që kjo është nga protesta e studentëve më 29 tetor. Fakulteti i arteve organizoi një shfaqje, e më pas pati fjalime. Besoj se vetë Loca ka luajtur në këtë shfaqje, pasi në atë kohë studionte për aktrim.

1

Ky është Miloti, dashuria e jetës sime. Në foto është 22 vjeç, student në fakultetin e inxhinierisë elektrike, anëtar i këshillit organizativ të protestës së 1 tetorit. Kur shoh fotografitë e ndryshme të protestës, gjithmonë përpiqem ta shikoj nëse mund ta dalloj.

Është gjithmonë aty, në rreshtin e dytë, me flamur të kuq në dorë.
Kur filloi sulmi i policisë ndaj protestuesve, ai nuk u arrestua, por u rrah fort. Përfundoi duke u dërguar në banesën e xhaxhait të tij, ku xhaxhai dhe gruaja e tij vendosnin mish të bluar, të ngrirë, në plagët e tij, për të qetësuar dhimbjet e tij.

2

Kjo është Mihane Salihu Bala, një nga gratë e vetme që ishin angazhuar në organizimin e protestave. Së voni, e kam parë një reportazh të asaj kohe, ku paraqitet ajo, është aq e mirë: (vegëza: https://fb.watch/5YzbJzyS10/)

3

Një prej sloganeve më të famshme, studentët me të bardha, ku shkruhej: "E nesërmja flet sot, nesër vonë".

1

Mbaj mend që në një moment, kishte protesta paqësore ose marshime të organizuara çdo ditë në Sheshin Nënë Tereza, atëherë Korzo. Njerëzit ecnin, takoheshin, flisnin në heshtje. Edhe unë me shoqe shkonim atje, me “roshlla” (rollera). Por kur u organizuan e u njoftuan protesta masive (protesta gjithëpopullore) prindërit nuk më lejuan të shkoja më, sepse gati gjithmonë përfundonin me dhunë.

2

Për mua, imazhi i vajzës/djalit të ri ulur në mes të rrugës, me dy gishtat e ngritur me të dyja duart, është imazhi thelbësor i viteve 1990. Sa herë që ikja nga ora për për t'iu bashkuar protestave në vitet 1998-1999, imitimi i asaj shenje ishte bërë refleks i mësuar mirë. Ky imazh dhe vitet 1990 në përgjithësi më kanë dhënë një pamje të dyzuar të vendit ku jetoja: ne, shqiptarët ishim ata që uleshim në tokë, kërkonim liri dhe fund të shtypjes dhe dhunës. Serbët ishin ana tjetër, të armatosur, me uniforma ushtarake dhe policie, që na kontrollonin dhe na shikonin nga lart.

1 2

Ditari i Zekeria Canës, që ai e mbajti gjatë luftës, me titullin 'Ditari i luftës' u botua pas luftës. Një libër i mrekullueshëm, ku shpjegon kohën e tij në Prishtinë gjatë bombardimeve të NATO-s. Për shkak se ishte figurë publike, ishte gjithmonë në vrap për të mos u kapur nga policia serbe, kështu që gati çdo natë gjatë luftës, strehohej në shtëpinë e dikujt tjetër. Përvojat e tij janë të jashtëzakonshme dhe duhet të lexohen nga të gjithë ata që interesohen për luftën e Kosovës.

Në njërën prej ditëve gjatë bombardimeve, ai shpjegon se si ka dalë në kopshtin e shtëpisë së tij, e gjen një copë letër që ishte hedhur nga aeroplanët e NATO-s - këshilla për evakuim ose diçka e tillë. Ndërsa e lexon, është plot shpresë se "fuqitë e mëdha" siç thotë ai, janë në anën tonë dhe ky tmerr së shpejti do të marrë fund. Në atë moment, një komshi serb del nga shtëpia e vet, e përshëndet dhe i thotë në mënyrë ironike - "Këtë e keni lypë, apo jo? Po e sheh, tash ka luftë për shkak të juve shqiptarëve, jeni të kënaqur tash?". Ai zemërohet dhe përgjigjet po, është shumë i kënaqur. Është qesharake, sepse kam dëgjuar shumë nga shumë njerëz, që serbët mbanin këtë lloj diskursi në atë kohë - në kuptimin që, ishte krejt mirë, çfarë ndodhi? - duke e ditur shumë mirë që asgjë nuk ishte mirë.

3

Mendoj se ishte dita e çlirimit të Prishtinës, 12 qershor 1999, kur e shpjegon se ka dalë në sheshin Nënë Tereza, për t’iu bashkuar turmës që po festonte. Thotë se nuk ishte i sigurt nëse e kishin njohur, apo thjesht ishte një plak, por disa të rinj thjesht e kapin dhe e mbajnë lart në ajër, për një periudhë të gjatë kohore, e ai thotë se nuk është ndjerë kurrë më i lumtur sesa atë ditë.

1

Ishte bërë tepër e rrezikshme të rrihej. Ishte 29 marsi 1999, kur prindërit e mi vendosën të largoheshin nga shtëpia. Së bashku me familjet e tjera: miq, fqinjë, të afërm, të njohur - një kolonë e gjatë makinash, planifikonim të shkonim në Maqedoni. Besoj që ideja ishte që derisa të ishim bashkë, në grup, do të ishim më të sigurt. Ishte ditë e trishtuar si e tillë, por ne e dinim që do të bëhej aq e trishtueshme.
Sapo iu afruam rrethrrotullimit që të çon në kodrën e Veternikut, pamë një tank ushtarak dhe disa makina policie. Na ndalën. Babai im hapi dritaren dhe polici e pyeti nëse ishte shqiptar. Ai u përgjigj po, si dhe u përpoq t'i jepte letërnjoftimin dhe patentë-shoferin. Polici ia shtyu dorën, nuk i duheshin gjë. Në vend të kësaj, i tha që të dilte nga makina dhe të shkonte pas tij. Babi na tha të mbyllnim dritaret dhe të mos shikonim prapa.
Isha ulur në pjesën e prapme, në mes, ndjeva se diçka nuk ishte mirë, e atëherë, nga pasqyra e makinës pashë një polic tjetër që po tërhiqte zvarrë njërin nga miqtë e familjes nga makina e tij. E tërhiqte zvarrë për flokë. Kur arriti ta nxirrte nga makina, filloi ta shkelmonte.

Pas pak, të gjithë motorët e makinave do të ndizeshin, do të na parakalonin, do të iknin, njëri pas tjetrit. Por babai im nuk kthehej në makinë. Dukej kaq gjatë. Thjesht nuk po vinte.

Kur në fund u kthye, setra e tij ishte varur pak tek krahët, sikur ta kishte të vështirë ta drejtonte, ose ta vishte mirë. Zemra m’u dridh, barku m’u kthye mbrapsht, nuk më kujtohet tani kush tha çfarë kur hyri në makinë, por e mbaj mend që na tha "duhet të kthehemi, nuk mund të vozis makinën kështu".
Kur e ktheu kokën për të parë në trafiku, për t’u kthyer kah qyteti - unë dhe të tjerët e pamë kokën e tij të përgjakur, gjaku që rrjedhte nga plaga e tij në qafë, në setër, edhe ca pika që po ndyenin ulësen e makinës. Dritaret u kondensuan shpejt. Ishte për shkak të nxehtësisë së gjakut, si dhe për shkak se polici na kishte thënë t'i mbanim dritaret të mbyllura, por edhe për shkak të zemrave tona të rënduara, të thyera. Motra filloi të qajë, të tre filluam të qajmë, unë volla.
Derisa po ktheheshim në lagje, tash rruga Fehmi Agani, më kujtohet që e ndihmuam të ngjiste shkallët deri në banesë, në katin e 4-të. Fqinja jonë e parë, serbe, ishte infermiere, ne patëm fat që vendosi të na ndihmonte. Solli me vete mjete mjekësore, ilaçe. Ajo ia pastroi plagën, ia qepi kokën, e palosi me shirit ngjitës. Ata e kishin rrahur me kondakë të pushkëve, si dhe me shufra hekuri. Dorën e kishte të thyer, shpina ishte plot me të nxira.

Ishte kjo pamje që shkatërroi përgjithmonë idealet dhe ëndrrat tona të fëmijërisë. Ne që shihnim kokën e tij të përgjakur, me pamjen e frikës tek nëna dhe shpirtin e saj të plagosur rëndë.
E ardhmja jonë ishte tani aq e mjegulluar dhe aq e paqartë sa dritaret. Ne ishim shumë të brishtë për t'u përballur me dhunë e urrejtje të tillë, shumë të brishtë për të kuptuar, tepër herët, që në përballje me të keqen, prindërit tanë ishin po aq të pafuqishëm sa edhe ne.

Duke u rritur, për të qenë e sinqertë, mendoj se shumë ëndrra të fëmijërisë gjithsesi copëtohen gjatë jetës - por kjo e jona ishte shumë herët, shumë brutale, shumë vizuale, si vegim që të ngulitet përgjithmonë në kokë. Nuk mendoj se ndonjë fëmijë duhet të përjetojë diçka të tillë.

Ndonjëherë mendoj se, nuk ka rëndësi se sa janë rritur zemrat dhe mendjet tona, çfarë jemi bërë, apo dhe kudo që do të shkojmë nga këtu, në thelb dhe krejtësisht në fundament, gjithmonë do të jemi ata fëmijë të kurthuar në Passat-in e babait tonë, në atë ditë të hidhur marsi të vitit 1999, të paaftë të ikim nga atje. Pas asaj tronditjes së parë, kurdo që përballemi me jostabilitet apo frikë, veprojmë ashtu si kemi vepruar atëherë, motra ime - shumë e vetëdijshme, me faj e me dhimbje, vëllai im - i heshtur.

2

Ditët në vijim ishin gjithashtu shumë të zymta. Mbaj mend pamjen nga ballkoni ynë: çdo ditë do të kishte kolona të gjata të njerëzve që largoheshin në këmbë - ata dëboheshin nga shtëpitë dhe banesat e tyre, me gjasë do të ecnin deri tek stacioni i trenit.
Por kishte edhe momente të ëmbla, si për shembull unë ulesha pranë babait tim, ndërsa ai shtrihej në shtrat, flisnim gjëra krejt palidhje, si kjo: Bab', a më ke thanë që kur ta mëshoi polici në kohë, provoi prapë të ta mëshonte? Po. Edhe e ke çuar dorën për të mbrojtur kokën, edhe t’u ka thyer dora? Po. Shumë keq që t’u ka thyer dora. Por është edhe shumë mirë, se nuk ka mundur të ta mëshonte prapë, se po ta mëshonte prapë, do të vdisje. Po. Kjo është mirë, ne duhet ta falënderojmë dorën. Po. E pastaj ia puthja bërrylin edhe e përqafoja.
Ose më vonë, komentoja se si trupi i babait tim ishte me krejt ngjyrat - ai ndërronte ngjyrat gjithë kohës. Si për shembull, në fillim ishte krejt si e kuqe e rozë, se plagët i kishte të freskëta, pastaj u bënë vjollcë, pastaj blu etj.
Kështu që, çdo mëngjes shkoja në dhomën e prindërve të mi, ai kthehej ngadalë, më tregonte shpinën, ngrinte pizhamet e tij, më thoshte "Qiki vogël i babës, çfarë ngjyre e kam shpinën sot?" Dhe unë thosha, "Vjollcë". "Oh, ende vjollcë a?" ai do të përgjigjej. "Mirë, e kjo shpatulla këtu?", "Kaltër".

1

Lufta që shihja në TV ndërsa po zhvillohej në të gjithë vendin u përshkrua me thjerrëza të rënda mashkullore dhe militariste. Raportet për luftën u pasuan nga imazhe të tankeve të mëdha, uniformave ushtarake, të pasuara me raportime të burrave të ndryshëm (ndërkombëtarë) me kostume që flasin për opsionet e armëpushimit. Gratë dhe fëmijët në raportimin e luftës jepeshin kryesisht si subjekte statike: ose qanin ndërsa ishin ulur ose ishin duke qetësuar fëmijë të vegjël dhe bebe. Për më tepër, imazhi i përditshëm i luftës kryesisht mungonte nëse do të shihnit luftën vetëm në TV. Më kujtohet kur shikoja lajmet për protestën, këndimi i atyre grave, derisa mbanin bukë, u provokova jo vetëm që të mendoja për gratë dhe fëmijët si pjesë aktive të luftës, por edhe për elementin shumë themelor të mbijetesës për njerëzit tanë - buka - që ishte e para që u zhduk në kohë lufte.

1

Për mua lufta në Kosovë ka filluar me 5 mars të vitit 1998 në Prekaz. Unë nuk e dija ku është Prekazi, e as që kisha dëgjuar për të ndonjëherë. Kisha dëgjuar për Drenicën, kisha biseduar për situatën atje, por disi kur flisnim për Drenicën, të gjithë flisnim me zë të ulur. Në të kundërtën, dikush do të trokiste në shpinë për të pyetur “kënd e ke në Drenicë? A e ke dikend në Dukagjin?” si formë për të sinjalizuar përkrahjen apo njoftësinë me njerëzit e armatosur.
Marsi dhe ngjarjet në Prekaz do të bëheshin fillimi i një lufte të gjatë dhe personale, fillimin e të cilës e përjetova krejtsisht vetëm, e ngujuar në mesin e dy botave. Në njërën, gjatë ditës, po prekja me dorë plagët e njerëzve, po dëshmoja dhimbjen e tyre dhe po shkelja mbi hirin e shtëpive të familjeve të tyre, tashmë të vdekura. Në tjetrën, gjatë natës, në banesën në Lakrishte, në Prishtinë, po numëroja minutat deri në agim me frikën për Edin, Zanën e Hanën, tri motrat e mia dhe prindërit tonë. Ditën po studioja hartën e Kosovës për të zbuluar rrugën më të shpejtë malore për të shkuar në Prekaz, Qirez e Likoshan. Natën e kaloja duke e zhytur fytyrën në jastëk për t’i heshtur dënesjet e mia. Lufta kishte ardhur në Kosovë, dhe ishte cështje kohe se kur dhe si do të vinte në Prishtinë. E kishin përjetuar apartheidin gjatë. Por askush nuk e dinim se cka është lufta. Unë tashmë e kisha parë dhe ishte fshehtësia më e madhe që do ta detyrohesha ta mbaja për vete për t’i mbrojtur të tjerët në ato netët e gjata të Prishtinës. Në vijim, dua ta ndaj një përjetim, një fragment për luftën e Kosovës dhe luftën time.

Fillimi i luftës në Kosovë më gjeti krah babit tim në menaxhimin e biznesit tonë familjar, një piceri, në qendër të Prishtinës, që ishte vendtakim i të gjitha shtresave të qytetit gjatë ditës, e rinisë së kryeqytetit, shoqërisë e gjeneratës time gjatë natës. Prej fillimit te shkurtit deri ne fillim te marsit të vitit 1998, presioni i policisë serbe kishte filluar të shtohej në Prishtinë. Ishin shpeshtuar patrullimet e njerëzve të tyre me rroba civile që na bëhej që na ndiqnin nga mrapa. Ndërkohë, të gjithë lexonim lajmet që në pjesët e tjera të Kosovës ky presion manifestohej në incidente. Por, sikur edhe në vitet e mëparshme, ishim të bindur që situata do të qetësohej sërish nën frikën që e ndanim të gjithë.
Atë ditë, me 3 mars, në mbërmje, në Zëri të Amerikës, në orën 6, korrespondenti në Shqipëri lajmëroi për një sulm të madh në qendër të Kosovës, pa e identifikuar ku saktësisht kishte ndodhur ky sulm. Vetëm thanë në qendër të Drenicës. Të nesërmën kanë lajmëruar që nuk ka pasur sulm, por ballafaqim mes “terroristëve.” Nuk treguan që ka pasë fëmijë aty. As që ka pasë gra e pleq. Nuk e di datën e saktë, por e mbaj mend emrat kur i kemi lexuar në gazetë. Emrat dhe datat e lindjes. Tashmë e dinim datën e përbashkët të vdekjes. Kam qarë, kam qarë si fëmijë. Dicka në mua ka ndërruar në atë moment dhe asgjë më nuk ka qenë e njejtë. Vetëm e kam ndier një nevojë për të bërë di[ka, për të ndihmuar disi. Nuk ka qenë “thirrje”. Vetëm nevojë. Dicka që ishte aq afërt e aq e panjohur për mua.

Në mesin e konfuzionit nga lajmet e rrejshme, copëzave të pakonfirmuara të gojëdhënave, njerëzit përreth meje ishin të ndarë nëse kishte ndodhur ndopak Prekazi. Ajo që e kisha parë ato ditë, do të përsëritej në forma të ndryshme gjatë tërë kohës. Një grup i njerëzve që po e mohonin realitetin para syve si formën e vetme për të vazhduar të jetojnë dhe një grup tjetër që ishin të ngujuar në Prishtinë, në pamundësi për të ndihmuar. Pastaj, nuk ishim të sigurtë se a mund t’i besonim njëri-tjetrit, kënd ta pyesim, si të ndihmojmë. I kemi pasur vetëm dy mundësi: të kontribosh financiarisht apo të bëhesh gazetar. Kaq.

Prishtina nuk e përjetoi lehtë fillimin e luftës në Kosovë. Ato net në piceri kishte shumë tension. Në lokalin tonë vinin gazetarët e mirënjohur të Kosovës, Shkëlzen Maliqi, Ibrahim Osmani… Por meqë ishte në qendër, frekuentohej edhe nga serbët. E mbaj mend gjithmonë ishte zhurmë, por kur me një moment hynte dikush në lokal, të gjithë heshtnin, nuk guxonin e as nuk donin të flisnin. Por, informata gjithmonë lidhej aty. Informatat vinin e shkonin, për të mirë, për të keq. Ndihesha që isha në qendër të zhvillimeve, por nuk e gjeja mënyrën se si t’i transmetoja këto ndodhi tutje. Pas ngjarjeve në Drenicë, filluan të vijnë gazetarët e huaj, shumë pak prej tyre, ndoshta sa gishtat e një dore. Në mesin e tyre ishte një gazetar francez nga agjencia franceze e lajmeve AFP që kishte ardhur në Kosovë me korrespondentë nga Beogradi. Më kanë pyetur nëse mund të shkoj me ta për t’iu ndihmuar me përkthim. Më kanë pyetur se a di t’i dërgoj në Likoshan, në Drenicë. Natyrisht, përgjigja ime ishte që “krejt i di,” pa e pasur as më të voglën ide. Sfida ime e parë ishte t’i gjeja këto fshatra në hartë. Fillimisht e gjeta Skënderajn, në hartë të shkruar Srbica. Nuk e di me saktësi datën, por duhet të ketë qenë më pak se një javë pas sulmit ndaj Jasharajve në Prekaz, sepse kur kemi zbarkuar aty, shtëpitë e familjes Jashari ende digjeshin, ende po u dilte tymi. E gjetëm krejt shkret. Vazhduam këmbë për Qirez dhe Likoshan, sepse atë ditë atje kishte sulme. Para se të binte terri, filluam të ktheheshim në Prishtinë. Kisha parë aq shumë shkatërrim, aq shumë djegie, aq shumë fëmijë që endeshin prej një fshati në tjetrin, në këmbë, duke kërkuar ndihmë. Ngjiteshin te veturat e gazetarëve e ata u thonin “nuk mund t’iu ndihmojmë.” Në Prishtinë, nuk guxoja t’i tregoja askujt se cka kisha parë atë ditë në Drenicë. Askush nuk do të më kuptonte. Kisha frikë për familjen time. Prej asaj dite përjetimet personale të dokumentimit të asaj cfarë po ndodhte në cdo cep të Kosovës, i mbaja të mbyllura në vete. Nuk mund të flisja për to. I gënjeja vazhdimisht familjen për vendndodhjen time gjatë ditës sepse kisha frikë se po i rrezikoj ata dhe se po të flisja do të merrej vesh se cfarë po bëj dhe policia do të ma ndalte punën. E izoluar në mendjen time nga pamundësia që të flisja se cka po shihja, fillova të kultivoj ndjenjën që njerëzit nuk do të më kuptojnë, që njerëzit nuk duan t’ia dinë, që nuk duan të ndihmojnë. Pritjet e mia për të tjerët u rritën e edhe dëshprimi për mospërmbushjen e tyre. Në Prishtinë jeta vazhdonte, ndërkohë që në fshatra shtëpinë po digjeshin për të tretën herë. Dhe unë shkoja, e shihja tmerrin me sy, xhironim, e dërgonim materialin nga Prishtina dhe në fund njerëzve të mi nuk mund t’iu tregoja se cfarë po shihja.

Në Prishtinë filluan protestat. Njerëzit e kuptuan që një familje e tërë ishte sakrifikuar. Diplomatët filluan të shkojnë në Beograd për ta dënuar sulmin në Prekaz dhe njerëzit në Kosovë filluan ta ndryshojnë pikëpamjen. Protestat filluan të bëheshin më të rregullta. Arrestimet u intensifikuan. Në ecje e sipër, njerëzit i ndalonin, i arrestonun dhe nuk kishte më kthim mrapa. Në këtë kohë, shokët e shoqet që kishin dalur jashtë Kosovës interesoheshin më shumë se shoqëria ime që kishin mbetur brenda se cfarë po ndodhte nëpër fshatrat e Kosovës. Por me kalimin e kohës, kjo dinamikë ndryshoi sepse lufta iu afrua Prishtinës. Kafet e Prishtinës filluan të zbrazen. Filloi të mos ketë ushqim. Kjo ndodhi gradualisht. Kur lufta erdhi në prag, afër Komoranit, njerëzit filluan të më pyesnin për UCK-në, se kush janë. E kishin idenë që UCK-ja është një ushtri konvencionale. Jo, u thosha. Shumë pak prej tyre janë të trajnuar; shumica janë fshatarë të fshatrave. Nuk më besonin. Kishim kaluar prej mohimit të luftës në mohim të faktit që nuk kishim ushtri të trajnuar. Kjo situatë ishte rezultat i propagandës: në njërën anë besimi që UCK-ja është ushtri konvencionale, në anën tjetër që nuk ishte fare. Vazhdimisht e kam pasur ndjenjën që kam jetuar mes dy botërave, Krejt cfarë ndodhte në fshatrat e Kosovës ishte aq afër e aq larg. Edhe sot e mendoj se pse e kishim këtë ndjenjë, dhe mendoj që ka të bëj me pamundësinë tonë për të bërë dicka, që si individ nuk kemi mundur të ndryshojmë asgjë. Edhe nëse ke dashur të ndihmosh, nuk ke arritur ta bësh. Prej Prishtinës deri në Komoran, në vendin më të afërt në front të luftës, kanë qenë shtatë postblloqe të policisë serbe. Rruga deri aty zgjaste shtatë orë. Ishte vetëm 20 kilometra larg.
Njerëzit kanë qenë të ngujuar dhe në sytë e tyrë këto distanca cdo ditë janë bërë më të gjata. Për mua kjo distancë e pakufishme mes Prishtinës dhe zonës së luftës filloi të shndërrohet në një ndjenjë faji. Më dukej që po i dështoja njerëzit që e përjetonin luftën sepse nuk isha pranë tyre për të treguar se cfarë po iu ndodhte atyre.

Kurrë nuk kam hezituar të shkoj në zonat e luftës. Kurrë nuk kam qenë në dymendje, absolutisht kurrë. E kam përjetuar si mision, edhe pse tash e kuptoj që nuk kam qenë e gatshme për luftën. Në fakt, askush kurrë nuk është i gatshëm për luftën. Askush nuk është i gatshëm të shoh copa njeriu të shpërndara para syve.
Përjetimi i luftës do të më ndjekë gjithmonë nga mrapa. Gjithmonë do të të ndjekë nga pas, dhe gjithmonë do ta bartësh me vete, do ta kujtosh. I mbaj mend fytyrat e fëmijëve, i mbaj mend trupat e renditur për varrim të prindërve të tyre. E nuhas ende erën e njerëzve gjatë verës. Kur i mbylli sytë, të gjitha më dalin para syve.
A do ta bëja përsëri? Po, pa dyshim

1

Sulmi i forcave serbe (jugosllave) ndaj familjes së madhe Jashari që rezultoi me vdekjen e 46 personave. Diskutimi që familja nuk u largua nga shtëpia e tyre, por vendosi të qëndronte deri sa personi i fundit që qëndronte i dha një rëndësi krejtësisht të re simbolike 'shtëpisë' dhe rezistencës civile ndaj sulmeve ushtarake. Të qëndroje në shtëpinë tënde mori kuptim krejt tjetër piedestali përpara agresionit. Qëndresa në shtëpitë tona u bë kundërshtimi jonë. Akti ynë i luftimit. Jemi këtu! Kjo është shtëpia jonë; kjo është toka jonë!

1

Përgjatë vitit 1998, shumë nga shokët e mi të klasës u larguan nga Kosova dhe kërkuan strehim me familjet e tyre jashtë vendit. Arta ishte shoqja ime e parë e klasës që kërkoi azil në Gjermani, me prindërit e saj dhe dy vëllezërit e motrat e saj. Uleshim në një bankë që nga klasa e parë. Pasi Arta u largua, Kaltrina ulej në bankë me mua. Pas disa muajsh, edhe Kaltrina kërkoi azil me familjen e saj dhe jeton në Suedi edhe sot. Edhe pse klasat po tkurreshin secilën javë, mësuesit tanë mbanin një aftësi stoike, por të çuditshme, për të vazhduar me ligjëratat e tyre, sikur asgjë nuk po ndodhte. Fakti që shokët tanë të klasës po largoheshin, që ne ishim akoma aty, ndërsa lufta po përparonte, nuk është se është trajtuar ndonjëherë në diskutimet tona në klasë.

1

Kur lajmet e tilla filluan të bëheshin më të shpeshta si në gazeta, ashtu edhe në biseda të përditshme, mësova që zhvendosja ishte element bazë i luftës. Kur edhe prindërit e mi filluan të përgatisnin çantat e emergjencës që t’i merrnim në rast se duhej të lëviznim, si 11-vjeçare fillova të mendoja ndryshe për veshjen time, si dhe pavetëdijshëm të rimendoja gjithë çështjen e gjërave. Çfarë duhet të kem në çantë shpine për të vrapuar? Çfarë mund të mos e lija mbrapa, por më mirë ta çoja në pyll?

1

Vitet 90 ishin globalisht epokë interesante muzikore, kryqëzime zhanresh, techno në punk në techno, rock në hip hop, gjitha sendet, teknologjia po ndryshonte drejt qasshmërisë (sigurisht jo për Kosovën), fillimisht ishin ato ndejat e vogla rave, me 150/200+ njerëz, pastaj disa më të mëdha.
DJ-të në atë kohë nuk luanin mikse të gjata, përputhje ritmash, apo ndonjë konsistencë në miksim, po të kishit fat, DJ-i mund të luante ndonjë miks të importuar DJ, të shijonit të paktën pak të tilla. Kishte pak njohuri se cili ishte stili i miksimit në atë kohë, mega-miksimi ishte më shumë, ku DJ-të hidheshin nga një zhanër në tjetrin, nga hip hop-i deri në rave.
Sidoqoftë, mundoheshin, ndërsa ne çliroheshim...

1

Kjo është nga ditari i dytë, ndërsa titulli thotë: "Llausha, mbrëmë, në orën 6 pasdite". Ditari i dytë përfshin fytyra më të njohura, imazhe të tmerrshme të dhunës dhe terrorit, shënime të errëta, dokumente të trazirave dhe shtypjes së tyre, por edhe fletushka të partive dhe një fletushkë të Liberalëve të Rinj të Kosovës për "Partinë Liberale" të tyre në një të verdhë e të kaltër të përjetshme. Fotografia e prerë e Llaushës, një fshat në verilindje të Kosovës, është deklaratë poetike. Është imazh i dykuptimtë që nuk dokumenton asgjë specifike, por gjithçka në këtë imazh është dëshmi e krimit, e një rruge që s'të shpie askund. E gjithë pesha e rëndë e viteve të nëntëdhjeta është distiluar në këtë turbullirë gri të errët. 

1

Mbaj mend që kam pasur një poster të ngjashëm, kur shkova të protestoja me motrën time. Në të shkruhej "A jam terrorist?" vetëm në anglisht, e në mes të posterit, kishte një fytyrë të prerë të një vajze që qante, rreth 6-vjeçare. Kjo temë ishte e përhapur për disa javë në protesta, për t'iu kundërvënë narrativës nga media dhe autoritetet serbe për “terroristët shqiptarë".

1

Gjatë viteve 1990, ky mesazh "Vrisni Shqiptarët" ishte bërë pjesë e grafiteve urban përreth Gjilanit. Spërkatej gjithkah, pranë grafiteve tjera dominuese "Ceca, volim te" dhe "Sex".

1

DJ-i legjendar James, që është akoma shumë aktiv. Drejtshkrimi fonetik OG këtu është mjaft qesharak, OJ, përveç nëse ka qenë tifoz i OJ Simpson.

1

Njerëzve u pëlqente, por unë e urreja. "Industria" turbofolk e takon rock n roll, ka pasur një prej fillimeve këtu. Kurrë jo, kurrë nuk ka qenë për mua.

1

Kam shkuar në dy ndeja disi Rave, kalova mjaft mirë, kam shkuar vetëm dy herë gjatë viteve '90, nuk është që më pëlqente shumë, e as shokëve të mi, por shkoja mjaft shpesh pas vitit 2000, kemi kaluar mirë në disa të tilla.

1

Nuk jam i sigurt se çfarë ka dashur të thoshte me Winderval, por ndoshta tingëllonte mirë në atë kohë, 30 vjet më vonë, tingëllon si një ndejë me Vikingë. Winderval, i mrekullueshëm!

1

Duhet të ketë qenë një nga ato ndejat Rave, rreth vitit 1996/97.

1

Kjo ka shumë mundësi të ishte gjëja e fundit që kam përjeetuar para se të shkoja në Londër, për të studiuar Inxhinierinë Zanore. E mbaj mend mirë, sepse ishte paraqitja e parë e Jericho-s ndonjëherë. E ndihmoja grupin, kishim këtë sintetizatorin Moog Prodigy, që mundoheshim ta kuptonim njëherë, për të nxjerrë tinguj më kompleksë, që përshtateshin bendit, por kjo nuk është se po ndodhte, unë nuk luaja me bendin, thjesht i ndihmoja.
Nuk jam i sigurt për Sansara-n, nëse ka pasur ndonjë shfaqje para kësaj, por grupi END ishte në skenë dhe luante shpesh sa mundnin. END tashmë janë ndarë, por ish-anëtarët ende luajnë në bende ose kanë projekte të tilla si Por-No dhe Retrovizorja.
Kur isha në Londër, shkova për të parë një bend industrial të quajtur Godflesh, e ata kishin të njëjtin sintetizator, Moog Prodigy, në skenë, doja aq shumë ta kisha përsëri në Londër, por ai sintetizator kishte pasur një fat tjetër, ai shkoi poshtë bashkë me shtëpinë u dogj gjatë luftës nga forcat paramilitare serbe.

1

Nuk e di fare nëse është ajo që unë po mendoj, sepse kam qenë shumë e vogël për të qenë aty.

E di megjithatë se në atë kohë, Ilir Nekaj - Pizhi hapi lokalin e tij në kopsht, edhe ishte i popullarizuar.

Nuk e di se si quhej. Ishte shitore për cd/dvd/librari, në fillim të viteve 2000, e më vonë edhe bar, që quhej Soul Bar ose te Gjoni, ku unë dhe shoqet e mia shkonim nganjëherë; Tani është kthyer në kafeteri/çajtore. Ai vend ka shumë identitete dhe histori, e kështu edhe Pizhi.

Më duket interesante, sepse shumë njerëz kishin lokale në shtëpitë e tyre, në katin e parë për shembull, ose ndërtonin lokalin në kopsht, si ky rast.

1

Kemi Rave këtu. Mbaj mend që muzika ishte më konsistente se në ndejat tjera, me më pak ndërprerje stilistike nga DJ-i.

1

S’po mund ta dalloj nëse janë arna xhakete, apo thjesht dizajne, siç i mbaj mend në formate të ndryshme.