ELIDA LAWTON O'CONNELL

Gazetare dhe producente e televizionit me shumë çmime të fituara, Elida i është bashkuar Associated Press-it (AP) në vitin 1998, duke raportuar për luftën në Kosovë. Ajo e ka udhëhequr ekipin e AP për ta siguruar një raportim kompetitiv për dramën njerëzore që po ndodhte në një kohë kur vetë natyra e lajmeve po pësonte ndryshim, një raportim që e ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare kah situata në Kosovë. Elida dhe raportimet e ekipit të saj janë vlerësuan me çmimin e Shoqërisë Televizive Mbretërore dhe çmimin Rory Peck në vitin 1999.

Në karrierën e saj të jashtëzakonshme njëzetvjeçare me AP, Elida ka raportuar për një gamë të gjerë të lajmeve ndërkombëtare dhe për çështje që fillojnë nga përpjekjet e ANEA-s për t'i verifikuar armët e shkatërrimit në masë në Irak e deri tek protestat ndaj ndryshimeve klimatike dhe lëvizjet kundër globalizimit. Ajo është graduar në postin e Redaktores për Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme, që është qendra kryesore e Associated Press për mbulimin e lajmeve nga e mbarë bota.

Ajo i kontribuon komentimit të zhurnaleve të Locës përmes syrit të pjesëmarrëses dhe vëzhgueses, aktivistes dhe të mbijetuarës, duke ndihmuar në kontekstualizimin e historisë së saj, një paraqitje e shkurtër kjo e vuajtjeve të gjeneratës së saj përmes ndryshimeve të mëdha që i dhanë trajtë jetës së tyre dhe asaj të vendit të tyre të ri.

Shikoni shënimet

RINA KRASNIQI

Shkrimtare, studiuese dhe ilustruese, Rina është bashkëthemeluese e "Lirindjes", shtëpi botuese që filloi si zine letrare e pavarur në Prishtinë. Rishtazi ka qenë bashkëautore dhe e ka botuar revistën BOOM, një zinë hulumtues për rininë dhe rok koncertin BOOM, mbajtur në Prishtinë midis viteve 1992-1996.¤

Veprat letrare e saj janë botuar në "Lirindja", "Beton", "Fryma"; ndërsa artikujt dhe intervistat e saj janë botuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës, Ballkan Insight, Kosovo 2.0, Prishtina Insight etj. Ajo ka bërë ilustrime për libra, revista dhe festivale të ndryshme.

Në DY DITARË ajo sjell histori të shkurtra personale, kujtime të fëmijërisë, citate dhe pjesë të tjera letrare, duke ndihmuar që materiali i komentuar të artikulohet përmes një gjuhe tjetër personale me një përvojë krejtësisht tjetër.

Shikoni shënimet

SEZGIN BOYNIK

Teoricien dhe studiues i bazuar në Helsinki dhe Prizren. Ai është themelues dhe kryeredaktor i Rab-Rab Press dhe anëtar i "Pykës", hapësirë e sapohapur për eksperimente në Prizren. Sezgin e ka përfunduar doktoraturën e tij në kinemanë jugosllave "Vala e Zezë". Është bashkërecensent i veprës "Nacionalizmi dhe Arti Bashkëkohor: Lexuesi Kritik (MM & Exit, 2007), "Historia e Punk-it dhe Underground-it në Turqi (BAS, 2008), "Zhurma pas Babelit: Gjuha e papërmbajtur"¤ (Spector Books, 2015, me Minna Henriksson).
Publikimet e fundit të Sezginit përfshijnë Në Barkun e Bishës: Projekti i Nju Jorkut për Artin dhe Gjuhën, Pranvera Verbale e Mbështjellur: Mjetet e Gjuhës së Leninit, Komunizmi i Xhezit të Lirë, Drapri i Sintaksës dhe Çekiçi i Tautologjisë: Poezia Konkrete dhe Pamore në Jugosllavi, 1968 - 1983.

Ai aktualisht është duke punuar në një projekt të përkthimit të dramës 'zaum' të Ilya Zdanevich Yanko-s, Krul Albanskaya [Kaçurrelja Shqiptare] dhe në përkthimin e librit të Karel Teige, Tregu i Artit, që do të botohet në bashkëpunim me Contradictions Journal me seli në Pragë.
(www.rabrab.fi)

Shikoni shënimet

SHKËLZEN MALIQI

A philosopher, political analyst, art critic, translator, publisher, and journalist. Shkëlzen Maliqi was the Director of the Center for Humanistic Studies “Gani Bobi '' Prishtina, Kosova for 20 years. He is the Editor in Chief of several periodicals published between 1986-1988, amongst them FJALA, magazine for art, culture and social issues 1989-1992: Thema, Journal of Association of Philosophers and Sociologists of Kosovo 1995-2011: MM - mixed magazine philosophy, literature, art, politics, etc. (24 issues); 2001-2002: Arta – monthly supplement for visual arts in weekly Java (12 issues).
He was an active part of the civil society especially in the years documented by Loca and will look into the journals to tentatively connect events and add witnessed truth to them.

Shkëlzen Maliqi was born in 1947 in Kosovo where he lives and works.

Shikoni shënimet

TOTON PLLANA

DJ veteran i muzikës Techno/House, producent i muzikës, inxhinier i miksimit/masterimit, pronar studioje dhe adhurues i muzikës metal. Ka marrë pjesë në organizimin e disa prej ngjarjeve muzikore të viteve të nëntëdhjeta që janë dokumentuar në arkivat e Vjosës. Kjo përvojë është transferuar në DY DITARË përmes një komentimi të vlefshëm që i jep kontekst kulturës underground të asaj kohe në Prishtinë dhe narrativ materialit të prezantuar.

Shikoni shënimet

VJOSA MUSLIU

Puna e saj përqendrohet në ndërhyrjet ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e jashtme të Bashkimit Evropian. Është bashkërecensente e veprës Studimet e Routledge për Ndërhyrje dhe Shtetndërtim dhe profesore asistente në Departamentin e Shkencave Politike në Vrije Universiteit në Bruksel (VUB). Më parë, Vjosa ka qenë studiuese pas doktoraturës e Fondacionit Shkencor Flaman, ligjëruese në Universitetin e Ghent-it (në Belgjikë) dhe Universitetin Kent në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2019, si bashkëautore, ajo e botoi vëllimin e saj të redaktuar të Zbërthimi i Ndërhyrjes Liberale. Kritikat Lokale për Shtetndërtimin në Kosovë (Bota përtej Serialeve Perëndimore).

Libri i saj i dytë, Evropianizimi dhe Shtetndërtimi si Praktika të Përditshme të Evropës Performuese në Ballkanin Perëndimor (seria e Studimeve të Routledge për Ndërhyrje dhe Shtetndërtim) është botuar në vitin 2021.
Është lindur dhe rritur në Kosovë. Gjatë viteve 2008-2009, ka punuar si gazetare në BIRN Prishtina.

Sipas saj, DY DITARË nga Vjosa Shalës e japin një përshkrim të sinqertë dhe të papërpunuar të ndryshimit në dukje të papritur të realiteteve politike dhe shoqërore në Kosovë në prag të luftës. Në koleksionin e prerjeve të gazetave, në shënimet dhe vizatimet e saj, ju mund ta vëreni çrregullimin e jetës së dikujt që është rritur në mes të luftërave, terrorit policor në Kosovë, shpërbërjes së federatës së Jugosllavi, kulturës së underground-it që po lulëzonte në Prishtinë dhe ndryshimeve globale të viteve të nëntëdhjeta.

Shikoni shënimet