TOTON PLLANA

DJ veteran i muzikës Techno/House, producent i muzikës, inxhinier i miksimit/masterimit, pronar studioje dhe adhurues i muzikës metal. Ka marrë pjesë në organizimin e disa prej ngjarjeve muzikore të viteve të nëntëdhjeta që janë dokumentuar në arkivat e Vjosës. Kjo përvojë është transferuar në DY DITARË përmes një komentimi të vlefshëm që i jep kontekst kulturës underground të asaj kohe në Prishtinë dhe narrativ materialit të prezantuar.

Shënimet:

1

Isha në Londër si turist në këtë datë (2 korrik 1990), prindërit e mi po telefonuan për të ma uruar mua dhe motrës sime pavarësinë e Kosovës. Gjëja më qesharake është se fqinjët e mi të parë në atë ndërtesë në Earls Court ishin fqinjë të mi nga Prishtina të cilët ishin serbë, dhe kaluam javë në atë banesë me komunikim joverbal, vetëm ca ditë para shpalljes së pavarësisë po merreshim me gjëra të zakonshme si fqinjë të mirë, ndihmonim me ushqime, shkëmbenim sheqer apo kafe, biseda të rastit etj, por gjithçka ndryshoi brenda një dite. Për mua kjo ishte një gjë e çuditshme pasi pavarësia ka hijeshi, pse njerëzit nuk e pëlqejnë, pse dikush kishte diçka kundër të qenit i pavarur?

1

Pajisjet muzikore të çfarëdo lloji ishin aq të rralla, saqë mendonim se zhanri muzikor Math Metal ishte shpikur në Prishtinë.
Tupanat - baraz me pesë bende.
Një amplifikator edhe dy kitara - baraz me pesë bende.
Dy amplifikatorë edhe dy kitara - baraz me shtatë bende.
Një kitarë bas me një amplifikatorë, dy kitara me amplifikatorë, si dhe një tupanxhi - baraz me sa të duash bende .... por e pamundur.
Vetëm një orkestër me të gjitha pajisjet baraz me ... muzikë popullore. meh

1

1992, dy vjet prej fillimit të regjimit shtypës. Zemërim, zhgënjim dhe “death metal”.
Nga fundi i viteve 80, muzika Metal gjeti shumë përcjellës, por gjithsesi, kishte një skenë të vogël roku/hard-roku nga vitet e 60-ta e tutje, por shumë muzikë në dispozicion për të kënaqur të gjithë. Jeta ishte normale, e një ditë u kthye krejt mbrapsht.
Mes nesh dhe atyre ishte ky boshllëku që duhej mbushur, Heavy Metal e mbushi, agresioni dhe zemërimi ndihmuan shumë të rinj të përballen me kohërat e vështira, ilaçi i depresionit mu në zemrën e pafundësisë së depresionit.
Tregimi i zakonshëm, një tinejxher me interesim tjetër, shije tjetër, ide, modë tjetër etj. Kishte grupe “metalarësh” në gati çdo lagje, a po e din, është njëri që dëgjon metal, e ai e ka një kushëri "që mundohet" të futet në të, sepse vajza që ai pëlqen është metalare.
Të pakrehur, të fryrë, të gjatë, të shkurtër, të hollë, të trashë, me krejt format e madhësitë, disa i njihnim me një “tung”, ose “të mirë e paske majicën”, por prapë ishte vetmi, mërzi. Metali na lidhte me krejt lagjet, ishte gjuha e përbashkët.

1

Nuk i paskam parë këta posterë që gati 28 vjet, e kam memorien e turbullt, një shok i atyre ditëve, artisti Artan B. (që tash së voni ka bërë pjesën artistike të albumit për Land of Confusion), që gjithmonë e kishte bllokun e vizatimit me vete, nuk i kishte bërë, e as Elod B. (nga bendi Land of Confusion), Luan Q. Që i binte kitarës bas për gati gjitha bendet “garage metal”, e edhe për bendin legjendar KEK, më tha që mund të ishte Tolim K. Edhe unë pata të njëjtin mendim, Tolim K. gjithmonë përdorte fjalën Mirësevini tek posterat, kështu që nuk mbetën shumë zgjedhje.

Shumë postera të ndejave e koncerteve tjera mungojnë, kishte koncerte të vogla në Dodonë, ku shumë grupe paraqiteshin e garonin, ishte teatër i çuditshëm dhe qesharak, i vogël, me bende Death Metal që të shurdhonin.
Këta posterë janë mbetje të mëdha të një epoke, jo vetëm vijë kujtese, por shumë më shumë, ato kanë esencën e pamjes industriale të Prishtinës në vitet '90.

2

Kur u vendosën masat dhunshme në Kosovë nga regjimi i Beogradit, kjo nënkuptonte që shkollat dhe të gjitha institucionet e tjera do të mbylleshin për shqiptarë. Qëllimi i qartë i politikës së Beogradit ishte shkatërrimi i sistemit arsimor, e me sistem arsimor të mangët, njerëzit natyrshëm mbesin prapa, si nga ana kulturore ashtu edhe nga ana intelektuale, tridhjetë vjet me vonë, këto plagë mbeten akoma në shoqërinë tonë.
Represioni na detyroi (shqiptarët) të krijonim institucionet tona paralele, për të mos humbur shkollimin, e falë njerëzve dhe familjeve trime (familja Hertica në Kodrën e Trimave/Vranjevc njëra prej tyre) që hapën dyert e shtëpive dhe i kthyen ato në shkolla të improvizuara, disi arritëm të mbanim gjallë sistemin arsimor.

Kur flitet për jetën paralele, aty kemi qenë, ashtu kemi bërë, i kemi edhe bluzat.

Tash për bluzat, shkolla jonë e mesme u zhvendos në Kodrën e Trimave/Vranjevc, lagje në periferi të Prishtinës, me emër shumë të keq.

Nuk ishte lehtë të ishe Metalhead, me flokë të gjatë, xhaketë lëkure e krejt tjerat, të kalosh përskaj bandave në rrugë, të mundohesh të paraqitesh i qetë.

Çka po shkrun në majicë? Më pyeti njëri? Çfarë po shkruan? Banda jote i ka këto shenja? Çka është puna e flokëve të gjatë?
Thjesht mundoheshim të gjenim një mënyrë për t’i injoruar këta tipa të ashpër, ishim gjithsesi një grup të rinjsh të palarë nga qendra e qytetit, që nuk e kuptonin vërtet gjuhën e bandave, dëgjonim ato bende Satanike me shumë gjak e tmerr, por në fakt, ishim fëmijë të rritur me Eurokrem (krem kakao për lyerje buke në Jugosllavi) Një shuplakë do të kishte mjaftuar, lëre më shumë, por pati më shumë, njërin shok e sulmuan, edhe s’kisha çfarë të bëja. Më mirë një shok me dorë të thyer, sesa krejt banda të na therrte e të na thyente nofullat. E kalon bandën e këtyre, je në rregull, e pastaj të ndal patrulla e Policisë, të ngacmon etj.

Njëherë, njëri donte t’ia prente flokët e një shoku me forcë, por për fat, një tjetër djalë flokë të gjata me majicë me Slayer del prej dikah, quhej Agim, shumë më i vjetër se ne, në fund të të 20-ave, një tip i “fortë” i mëhallës, ai hyri në mes, e ndali rrahjen, i tha atyre KURRË MË MOS M’I PREKNI vëllezërit, njëfarë asi momenti “THIS IS SPARTA!”. U bëmë shokë me Agimin, ai ishte i uritur për muzikë, e ne kishim sa të duash.
Qesharake është se tepër pak nga këta “metalarët” e pakrehur e të dobët iu bashkuan UÇK-së për të luftuar kundër ushtrisë serbe.

Thjesht kurrë nuk mund ta dish se cili është për atë punë.

3

Mendoj që njëri prej shokëve (Leart Z) ka pasur lidhje me këtë ndejë, ai dëgjonte Punk dhe HipHop, e respektonte dhe e kuptonte edhe Punk/Metal-in por edhe Hip-Hop-in, gjë e rrallë për ato ditë, ndoshta e kam gabim, por ky shkrimi Dath Yo (që i bie zbathu, afërsisht, Hiq këpucët), por edhe tingëllon si Vdis Ti, ka dell të veçantë të humorit e lojës me fjalë, kështu që do të shikoja kah ai, e ka atë lloj humori, edhe besoj që ka qenë koha kur po shkonte më shumë kah hip-hop dhe po humbte interesimin për Punk e Metal.

1

Grafika kompjuterike filloi të paraqitej në posterë, në atë kohë kishte pak fletushka të dizajnuara me kompjuter, jo shumë njerëz kishin kompjuterë e printerë në shtëpi, përveç nëse punonte për ndonjë kompani me qasje në kompjuter e printer, por mund të bëhej në byro projektuese, ishte shtrenjtë, por rezultatet (në atë kohë) ishin fenomenale, por dizajnet e gatshme e datotekat kompjuterike në atë kohë ishin të rralla.

1

Ja pra, kësaj i thonë dizajn flajeri. Party më i mirë.

2

Krejt ndejat në fakt ishin të mikëpritëse. Tolimi e kishte fajin për këtë, ai e kishte filluar atë flajerin e parë “Welcome to the Party”, e të tjerët e vazhduan me të njëjtin titull.

1

Prapë...

1

Komanda Undo duhet të jetë shpikja e shekullit. Paramendo ta kishin këta të ndejave ato ditë.

2

Shpesh e shihja atë shenjën “Happy house”, edhe pse disa prej ndejave nuk ishin edhe aq të lumtura sa thuhej në shenjë.

Shpesh e shihja atë shenjën “Happy house”, edhe pse disa prej ndejave nuk ishin edhe aq të lumtura sa thuhej në shenjë.

1

Tolimi ishte/është dizajner grafik, në Prishtinë ai i ka dhënë muzikës Metal fytyrën, çantën plot me lapsa e sprej, që do të kushtonte një mal me para atëherë. Një herë, po vizatonim grafit në rrugë, na u gjuajtën një grup i “skinheadsave”, po kaluam me pak të enjtura. Ai bënte edhe flajerat, një i veçantë ka qenë ai flajeri që i pati bërë krejt bashkë, lapsat, muzikën e përphapur, e tash edhe flajerin që i ftonte, që i bëri gjithë bashkë.
Flajeri shpërndahej dorë më dorë, jo më shumë se 150 veta, në shtëpinë time, në garazh, ku vendosëm një set goxha të fortë altoparlantësh, dhuratë nga kunati im, sistem trekahor, amplifikator goxha i zhurmshëm jugosllav, por që të shurdhonte me Metal. Ka pasë edhe shumë ndeja mbas kësaj...

Nuk kishte bend por muzikë te lëshuar nga kasetofoni, e kisha kasetofonin me dy kaseta, me kaseta të gatshme me këngët e vjetra, i thonim me zë të “grithtë death metal”, edhe e lëshon këngën, prapë pastaj, ndoshta është dukur palidhje, por ndjenja ishte shumë e mirë, atë kohë pesëmbëdhjetë vjeç... Oh Zot!
"Show" nuk do të ishte qenë i plotë pa ndriçimin e dizajnuar e ndërtuar nga Ilir H., që dinte t’i kthente mbeturinat në drita robot, “strobe”, bile edhe ata treguesit e kitarës nga kasetofoni. Ilir H. ishte më i mirë në këtë send, më vonë ndërtoi një set tupanash me tingull të përkryer, pamje profesionale, me dërrasa dyshemeje.

Për t’iu kthyer ndejës, festival me lesh, djersë, zhurmë, ulërima, kërcimit nga mobiljet e vendosura si podium, amplifikatorët nuk e çonin më, ndeja ndalej, por ishte ngjarje që krijoi shoqëri të gjata, saktësisht ajo që i duhej këtyre adoleshentëve të humbur në ato kohë të errëta.

Më vonë, ndejat filluan të bëheshin kohë pas kohe, e edhe përkundër emrit, Death Metal na dha neve jetë, një qëllim.
Ky flajer ka qenë mënyra më e pazakonshme për të bërë një fletushkë. Unë kisha disa pajisje bazë për zhvillimin e filmit. Letër transparente (paus), bojë. Tolimi kishte dizajnin, edhe dorën për të vizatuar në paus. Nuk kishte UNDO.

Projektimi i dritës së fortë mbi paus, me bojë të zezë mbi letrën fotografike, kthehet në negativ pas zhvillimit të plotë.
Ishte lirë për ne, pasi që i kishim të gjitha mjetet.

2

Si adoleshentë, rrinim ulur afër Blues Alley, nuk na lejonin të futeshim brenda, por kishte zhurmë, kishte gjallëri, jo muzika jonë, e më së miri do të ishte ndonjë AC/DC apo ZZTOP ... Nuk kishte. Ishte mirë megjithatë, të rrish aty, për të takuar njerëz të rinj, Dardania ose Kurrizi është labirint i madh, me shumë hapësira për shoqërim.

1 2

Gjendet në qendrën tregtare, në pjesën e vjetër të qytetit (ndërtuar në vitet '80) dhe me pseudonimin "Kuarti Kinez" për shkak të ngjashmërisë së saj arkitektonike me Lagje Kineze.
Ishte vend i mrekullueshëm, në pronësi të një aktori dhe bohemi legjendar të qytetit, Xhemil Vraniqi, ai mbante klubin edhe jetonte aty, kishte tre kate me shkallë të ngushta e të gjata, që të çonin në majë, ku kishte vendin e vallëzimit në qendër, e podiume të ngritura përreth tij, por para se të arrije në katin e fundit, kishte edhe dhoma VIP në çdo kat, edhe banakë të vegjël, vend mjaft unik. Shumë ndeja atje, nganjëherë ua huazoja sistemin tim të zërimit, jo me ndonjë pagesë, por më jepnin pije falas, edhe më binte të rrija me ata të fortit, "The Cool Crowd"
Vendi ekziston ende, por mendoj se ndoshta është kthyer në zyrë, si gati çdo gjë tjetër tash.

Sapo pashë këtë shënim nga Totoni, kaq i bukur. Mendoj se me qendër tregtare në pjesën e vjetër, nënkupton 'qendrën zejtare' të vjetër, siç e quanim dikur, pikërisht para klubit M në ditët e sotme? Nejse, thjesht po mendoja se sa mirë do të ishte të kishim një lloj harte me pikat e këtyre vendeve, ku shihet se ku ishin ato, për sa kohë funksionuan dhe të tregonte historitë e tyre të veçanta - sepse të gjitha këto kishin ato tregimet urbane, si ai që e tregon Totoni.

1

Ndoshta shënimet për orët e matematikës. Mund të shihet degradimi i sistemit arsimor pikërisht në këto faqe. Nga një vajzë e vogël që mban shënime, me shumë vëmendje, në të gjitha projektet shkollore, pak vite më parë, e deri tek një fletore e vetme, për të gjitha orët e lëndët.
Kjo është pak a shumë ajo që i ndodhte të gjithëve, nga një jetë normale me ëndrra, te këto copat e letrave, me shënime gjatë orëve të mësimit.

1

Të gjithë e dimë që Loca (Vjosa) ka qenë e dashuruar me Sebastian Bach, vokalistit të grupit Skid Row. Kjo duhet të ketë qenë një përpjekje e Locës për ta vizatuar, por ai nuk ishte kitarist, kështu që ky duhet të jetë Slashi nga Guns N Roses, shkronja S duket ashtu.

1

Paska qenë orë goxha e mërzitshme.

1

Vitet 90 ishin globalisht epokë interesante muzikore, kryqëzime zhanresh, techno në punk në techno, rock në hip hop, gjitha sendet, teknologjia po ndryshonte drejt qasshmërisë (sigurisht jo për Kosovën), fillimisht ishin ato ndejat e vogla rave, me 150/200+ njerëz, pastaj disa më të mëdha.
DJ-të në atë kohë nuk luanin mikse të gjata, përputhje ritmash, apo ndonjë konsistencë në miksim, po të kishit fat, DJ-i mund të luante ndonjë miks të importuar DJ, të shijonit të paktën pak të tilla. Kishte pak njohuri se cili ishte stili i miksimit në atë kohë, mega-miksimi ishte më shumë, ku DJ-të hidheshin nga një zhanër në tjetrin, nga hip hop-i deri në rave.
Sidoqoftë, mundoheshin, ndërsa ne çliroheshim...

1

DJ-i legjendar James, që është akoma shumë aktiv. Drejtshkrimi fonetik OG këtu është mjaft qesharak, OJ, përveç nëse ka qenë tifoz i OJ Simpson.

1

Njerëzve u pëlqente, por unë e urreja. "Industria" turbofolk e takon rock n roll, ka pasur një prej fillimeve këtu. Kurrë jo, kurrë nuk ka qenë për mua.

1

Kam shkuar në dy ndeja disi Rave, kalova mjaft mirë, kam shkuar vetëm dy herë gjatë viteve '90, nuk është që më pëlqente shumë, e as shokëve të mi, por shkoja mjaft shpesh pas vitit 2000, kemi kaluar mirë në disa të tilla.

1

Nuk jam i sigurt se çfarë ka dashur të thoshte me Winderval, por ndoshta tingëllonte mirë në atë kohë, 30 vjet më vonë, tingëllon si një ndejë me Vikingë. Winderval, i mrekullueshëm!

1

Duhet të ketë qenë një nga ato ndejat Rave, rreth vitit 1996/97.

1

Kjo ka shumë mundësi të ishte gjëja e fundit që kam përjeetuar para se të shkoja në Londër, për të studiuar Inxhinierinë Zanore. E mbaj mend mirë, sepse ishte paraqitja e parë e Jericho-s ndonjëherë. E ndihmoja grupin, kishim këtë sintetizatorin Moog Prodigy, që mundoheshim ta kuptonim njëherë, për të nxjerrë tinguj më kompleksë, që përshtateshin bendit, por kjo nuk është se po ndodhte, unë nuk luaja me bendin, thjesht i ndihmoja.
Nuk jam i sigurt për Sansara-n, nëse ka pasur ndonjë shfaqje para kësaj, por grupi END ishte në skenë dhe luante shpesh sa mundnin. END tashmë janë ndarë, por ish-anëtarët ende luajnë në bende ose kanë projekte të tilla si Por-No dhe Retrovizorja.
Kur isha në Londër, shkova për të parë një bend industrial të quajtur Godflesh, e ata kishin të njëjtin sintetizator, Moog Prodigy, në skenë, doja aq shumë ta kisha përsëri në Londër, por ai sintetizator kishte pasur një fat tjetër, ai shkoi poshtë bashkë me shtëpinë u dogj gjatë luftës nga forcat paramilitare serbe.

1

Kemi Rave këtu. Mbaj mend që muzika ishte më konsistente se në ndejat tjera, me më pak ndërprerje stilistike nga DJ-i.

1

S’po mund ta dalloj nëse janë arna xhakete, apo thjesht dizajne, siç i mbaj mend në formate të ndryshme.